Çfarë po ndodh në Ministrinë e Brendshme jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm dhe zv /Drejtori për Hetimin e Krimit

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, Plarent Ndreca, një emër i njohur ky i “Rilindjes”,  dhe Arsen Soinomati kanë dhënë dorëheqjen.

Zv/drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë Arsen Sinomati ka qenë më herët shef i Komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Sinomati, është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim”.

Prej kohësh në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit janë krijuar grupe interesash, të cilët kanë shkuar deri në përplasje të hapura, veçanërisht kur ka ardhur puna për tendera të fuqishëm.

Prej gati një viti drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk “ i bindet” ministrit Lleshaj dhe një dalje publike e të dyve ka kohë që nuk është parë.

Gjithashtu e njëjta situatë është edhe mes drejtorëve kryesor në ministri, zëvendësministrave si dhe në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka tentuar disa herë që të ndërhyje dhe në këtë vazhdë ka qenë edhe paralajmërimi i Sandër Lleshajt, se nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, pavarësisht se pak ditë pas deklaratës u tërhoq duke thënë të kundërtën.

Në këtë situatë kaotike në ministrinë e Brendshme burime të sigurta të “Syri. net” kanë konfirmuar se mëngjesin e kësaj të premteje është dorëhequr Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, një emër i njohur ky i “Rilindjes”, pasi ka pasur detyra të rëndësishme në mjaft dikastere të tjerë si dhe është mjaft aktiv në media në funksion të propagandës.

Ndreca mësohet se ka qenë njeriu kyç, për shumë blerje dhe tendera në këtë ministri.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.