Bie akuza për grup kriminal ndaj Arben Ndokës, miku i Ramës drjet shpalljes i pafajshëm

GJKKO ka shpallur mos-kompetencën për ish-deputetin Arben Ndoka, me këtë vendim çështja pritet të kalojë në gjykatën e Lezhës. Ish-deputetit socialist i është hequr akuza e griupit të strukturuar kriminal dhe tashmë ai pritet të gjykohet vetëm për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim pronash.
Ditën e sotme prokuroria ra dakord që të ndahej dosja e Arben Ndokës nga të pandehurit e tjerë, sepse ky i fundit ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërkohë që të gjithë pjestarët e tjerë të akuzuar në dosjen 339, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u vu në pranga gjatë operacionit të policisë “Volvo 4” kërkoi gjithashtu nga gjykata ditën e sotme, që të ndryshohet masa për të nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është depozituar nga avokati i Ndokës, Maks Haxhia pranë GJKKO.

Si u zbulua ish-deputeti dhe operacioni “Volvo 4”: Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD.

Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA. Kryeministri Edi Rama, i ka quajtur këto përgjime si shkëputje nga konteksti, duke arsyetuar se akuzat e PD bazohen vetëm tek një “Alo Niçe”, alibi kjo që u përdor edhe sot nga Astrit Avdylaj në gjykatë.