Berluskoni infektohet me Covid-19, izolohet në…

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kreu i Forza Italia iu nënshtrua testi pas një qëndrimi të fundit në Sardenjë dhe rezultati ishte pozitiv.

Mjeku i tij Alberto Zangrillo, siguron: “Ai është a-simptomatik dhe është i izoluar në shtëpi, sipas parashikimeve rajonale”.

Një njoftim për shtyp, zyra e tij shton gjithashtu: ”Berlusconi vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e pritur të izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale”.