Berisha-Ramës: Do e pështyja në surrat për tradhëtinë, do ta paguajë…

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin e Çim Pekës në SYRI TV se kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se nuk ka negociata me Greqinë, po e pranon se Greqisë i lind e drejta për të marrë 12 miljet.

Duke e akuzuar për tradhti të lartë, Berisha tha se shpreson se grekët do mbetën vullnetplotë për të shkuar në gjykatë për këtë çështje.

“Vullneti që treguan grekët për të shkuar në gjykatë tregon seriozitet. Ai vullnet ekziston. Jam i bindur se ekziston. Këtë vendim që shpalli kryeministri Micotaqis, e ka shpallur përpara tij edhe Cipras.

Jam i bindur që të gjitha palët t’i drejtohen gjykatës, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për zbatim. E cakton metodën, në mënyrën më absurde.

T’i drejtohemi gjykatës dhe të shuajmë sherret. Nuk kemi nevojë për sherre, por për bashkëpunim miqësor për të ndërtuar të ardhmen.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV se kryeministri Edi Rama shpalosi në Kuvend atë që e quajti fjala kyç e tradhtisë së lartë për faljen e detit.

“Unë dua t’u them shqiptarëve se me këtë deklaratë, ky ka kryer një akt të lartë të tradhtisë së lartë. Me këtë fjalë që mbajti në parlament”.

“Nuk ka një kufi detar të përcaktuar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Të gjithë ata që thonë se ka një kufi, përfshi Gjykatën Kushtetuese, gënjejnë, gënjejnë, gënjejnë. Në këtë kontekst, qeveria e asaj kohe dhe qeveria greke ramë dakord të bëjmë përcaktimin e kufirit detar. U arrit marrëveshja, në të cilën u përdor metoda e barazlargësisë, metodë e cila është përdorur në 96 përqind të të gjitha rasteve të ndarjes së kufijve. Pra u përdor metoda kryesore.

Çfarë ndodhi? Filloi përpjekja kundër kësaj marrëveshje, të cilën historia do e provojë se është më e mira që mund të merrte Shqipëria. Në mënyrë absolute nuk kam falur asnjë metër, por jam i bindur se nuk kam marrë maksimumin. Marrëveshja dhe maksimumi nuk pajtohen. Ka një ekspertizë ndërkombëtare që thotë se është optimale,” tha Berisha.

“Në fjalën e Edi Ramës ka një kod të tmerrshëm: nuk po negociojmë marrëveshje,” tha Berisha.

Ai shpjegoi se si ishte diskutuar me palën greke që të shkohej në gjykatë.

“Me hezitim, e pranuan me një kërkesë: të shkojmë në Gjykatën e Hagës dhe jo të Hamburgut pasi kryetari i Gjykatës së Hamburgut është grek. Ra qeveria e Papandreut dhe erdhi qeveria e Samaras. Me Samaras u ulëm në Marsejë dhe i shpjegova si është situata. I thashë që vendimi i gjykatës na detyron këtë gjë. Ramë dakord për gjykatën.

Në gjykatë, nëse pala greke kishte fituar diçka më shumë, pala shqiptare me një avokaturë të mirë, mund ta fitonte. Pranimi nga pala greke i gjykatës ishte një akt shumë serioz dhe i ndershëm. Donin zgjidhje. Ata tregonin se donin zgjidhje.

Këtë gjë trashëgoi Edi Rama nga qeveria jonë. Erdhën këta në pushtet, këta që kishin rrëzuar marrëveshjen. Këta u sollën si rrugeçër me qeverinë Cipras. Rama e ka thënë se u sollën mirë që të përmirësohen më vonë. E lanë, nuk përmendën më as gjykatën dhe as marrëveshjen”.

“Në vend që të shkonte në gjykatë, tha se do negociojë dhe fatmirësisht shkeli nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshi këtu edhe plotfuqinë. Doli zoti Meta, i bëri të ditura shkeljet dhe e bllokoi. Mashtruan palën greke duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Berisha tha se duke thënë se nuk ka negociata dhe marrëveshje me Greqinë, Rama po pranon se Athinës i lind e drejta të marrë 12 miljet.

“Cilido që lexon ekspertizën e kompanisë amerikane për marrëveshjen e vitit 2019, ka një pjesë që thotë se Shqipëria ka të drejtë të kundërshtojë kalimin e Greqisë nga 6 në 12 milje. Çfarë ka thënë Rama? Nuk jemi në negociata. Kjo është fjala kyç e tradhtisë së lartë. Kështu Greqisë i lind e drejta të kalojë në 12 milje,” tha Berisha.

Pse bën ky veprime të tilla antishqiptare, nuk besoj se pala greke do i vlerësojë këto për kapital kundër Shqipërisë, qoftë edhe për t’i përdorur kundër në gjykatë. Nuk ka një kryeministër që thotë se kur zgjerohen ujërat me 12 milje në një zonë të ngushtë, nuk preket vendi yt,” tha Berisha.

I pyetur nëse është i gatshëm për një ballafaqim publik për këtë çështje me Edi Ramën, Berisha tha: “Akti i parë që do bëja do e pështyja një surrat për tradhtinë që ka bërë”.

“Bindja ime e thellë është se ai një ditë do të japë llogari për të gjitha këto. Do ketë një qëndrim ndaj tij”.