Berisha: Kërcënim banditesk ndaj gazetarit nga ministri i dhunës, Gjeneral Hashashi!

Miq, keto dite gjeneral Hashashi shpertheu me kercenime dhe sharje kazani, te denja vetem per Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij, kunder drejtorit te portalit City News, Elvi Fundo.

Ai, ne nje deklarate te plote fyerje dhe kercenime mafioze shprehet per shpella virtuale, portale ordinere, per laro virtuale, akuzon per mashtrim skandaloz, intimidim dhe dizinformim publik gazetarin.

I gjithe ky sulm banditesk bazohet ne faktin se gazetari zbuloi dhe denoncoi se Gjeneral Hashashi:

1-Ne fund te mandatit te tij bleu BMW te prodhimit te fundit me zero km

2-se BMW e ministrit ishte blere per atasheun policor ne Berlin dmth me lehtesim diplomatik dhe ne kundershtim me konventat i ka kaluar ministrit. Keshtu veprojne vetem Taxhikistani dhe Korea e Veriut dhe se

3- BMW e re fringo e Gjeneral Hashashit kushton 100 milione lek.

Ne vend te ndjeses publike per qytetaret me te varfer te Europes dhe doreheqjes se menjehershme te skandalit, Gjenerla Hashashi zgjedh te nderseje kunder gazetarit hordhite e narkobanditeve me uniforme duke kercellitur dhembet dhe perdorur nje fjalor ordiner kunder tij.

Ne te vertet, ne deklaraten e vet ai pohon se luksi me parate e takspaguesve te mjere shqiptar i ka verbuar syte e mendjes. Ai pranon se eshte bere me BMW te re fringo por qe sipas tij kushton jo 100 milione leke por 50 mije euro, de facto me gjithe TVSH dhe te tjera detyrime sipas asaj qe kushton 74 milione.

Te dhenat publike se çmimet e BMW te reja jashte franchises diplomatike shkojne sipas tabeles se meposhtme 90 -150 mije euro.

Natyrisht ne sulmet e shpelara ndaj gazetarit dhe pasionin e tij te shfrenuar per BMW luksoze te re fringo, gjeneral Hashashi frymezohet nga qendrimi armiqesor ndaj gazetareve dhe pasioni i bosit te tij Edvin Hajduti per te patur avion ne dispozicion me te cilin ne çdo fluturim shpenzohen 100000-200000 €.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe sulmet banditeske te gjeneral Hashashit ndaj gazetarit dhe e paralajmeroj ate se ai do mbaje pergjegjesi personale per per çdo gje qe mund ti ndodhe atij. sb

11 3