Bashkia e Selenicës nis spastrimet politike, pushohen nga puna dhjetëra punonjës

Punonjës së Bashkisë së Selenicës denoncojnë nisjen e spastrimeve nga puna mbi bazën e bindjeve politike.

12 nga 18 punonjësve të zjarrfikëses së Selenicës u ka shkuar së fundmi njoftimi për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Ndërsa 6 të tjerë janë larguar nga puna më herët.

Ata denoncojnë se largimet janë bërë mbi bazën e përkatësive politike. Çdo punonjës që është pjesë e Partisë Demokratike, është larguar nga detyra, thanë punonjësit.

Më herët, kryetari i bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj u ka kërkuar punonjësve të bashkisë të deklarojnë me cilën parti janë, shtuan të njëjtat burime.

Prej disa muajsh, në Bashkinë Selenicë janë larguar nga detyra një numër i konsiderueshëm punonjësish.