Bashkia e Durrësit 80 milionë lekë për vazo lulesh, Kryemadhi: Tenderin e mori motra e Taulant Ballës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se, kompania e motrës së Taulant Ballës kishte fituar një tender prej 80 milionë lekësh për vazo në Bashkinë e Durrësit.

Kryemadhi ishte e ftuar në Open në Top Channel dhe nuk i ka kursyer akuzat për kreun e grupit parlamentare të socialistëve, Taulant Balla.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se kompania e motrës së tij kishte fituar një tender prej 80 milionë lekësh për vazo në Bashkinë e Durrësit.

“Motra e Taulant Ballës ka marrë tender 80 milionë lekë për vazo lulesh në Bashkinë e Durrësit. Me ato lekë do kishim ndërtuar 10 shtëpi. Ja ku do t’i gjejmë paratë për rindërtim“, tha Kryemadhi duke mos dhënë detaje të tjera.

Në një kohë kur në Durrës qindra familjë jetojnë në çadra për shkak të tërmeti, Bashkia shpërdoron fondet duke i harxhuar për vazo lulesh e mjete luksi për zyra.