Basha: Vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mund t’i paguante rrogat e 1 muaji për naftëtarët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Opinion se, sapo PD të vijë në pushtet do të luftojë korrupsionin e madh që po mbyt ekonominë shqiptare gjithsashtu dhe naftëtarët.

Sa i përket çështjes së naftëtarëve, Basha deklaroi se sapo opozita të vijë në pushtet do të vihen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit që kanë degraduar sistemin e naftës në vend dhe që kanë lënë mijëra familje pa paga.

Ai theksoi se çështja e naftëtarëve është shumë më e vjetër se 7 vjet, prandaj të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen.

‘E para punës PD nuk hyn kurrë për provë. E dytë ajo që është e rëndësishme për shqiptarët është alternativa, se çfarë do ju ofrojmë. Pra çështja kryesore ëhstë se sot shqiptarët duan të dinë se çfaër oferte kemi për këtë gjendje. Kjo që dhe sot këtu është shenjë e qartë e këtyre 7 viteve, çështja e naftëtarëve është pak më e vjetër, ku korrupsioni ka arritur në elementë të paimagjinueshëm.

Vetëm një stoli e ministrave të ramës mund të arrinte të paguante rrogat e 1 muaji për naftëtarët. Nën qeverisjen time nesër nuk do të kursejmë asnjeri, si këta të këtyre 7 viteve ashtu dhe ata të 4 viteve të shkuara’, tha Basha.