Basha: Berisha në listën e PD dhe në cilin qytet të dojë

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi prerë se ish-Kryeministri Berisha do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të PD. Pyetjes së gazetarit Fevziu nëse Berisha do të jetë deputeti Basha iu përgjigj vetëm me një fjalë, “Po”. Pyetjes tjetër të gazetarit se në cilin qytet do të kandidojë, Basha u përgjigj; “Ku të dojë”.

Kreu i PD, Lulzim Basha, nënvizoi si pikë të rëndësishme të programit të qeverisjes së tij kufizimin e pushtetit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Basha tha se nëse ai fiton zgjedhjet do t’i propozojë Kuvendit kufizimin deri në dy mandate të kryeministrit. madje nëse një gjë e till nuk do të pranohet nga ligjvënësi, Basha tha se do t’i drejtohet popullit me referendum.

“Kufizimin në dy mandate të kryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do ta shtroj në referendum. Nëqoftëse një kryeministër nuk e arrin në dy mandate atë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetiti me masa reale.”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve shtoi se do të propozojë reforma kushtetuese për rikthimin e sistemit mazhoritar në zgjedhje dhe riformatimin e parlamentit në dy dhoma.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se ai dhe forca politike që ai drejton ka dy qëllime kryesore.

“Dy qëllimet kryesore tonat janë të krijojmë një shtresë të mesme, institucionet i takojnë qytetarëve shqiptarë.”, tha Basha.

Kreu i demokratëve theksoi rëndësinë e shtresës së mesme në një shoqëri demokratike, ku siç tha ai është “lokomotiva e zhvillimit” pasi kjo shtresë krijon pavarësi ekonomike.

Ai shtoi se aktualisht vetëm 20 mijë individë në Shqipëri i plotësojnë kushtet ekonomike për të qenë shtresë e mesme, çka sipas tij do të thotë se sistemi ka dështuar.

“Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi. Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka dështuar. Kemi 900 mijë të varfër dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Ligji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet.”, tha Basha./