Basha reagon pas raportit të EuCham: Kjo qeveri ka dështuar, vendit i duhet një model i ri ekonomik! Ne kemi planin tonë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të Dhomës Evropiane, që e rendit vendin tonë ndër tre shtetet e fundit në Europë për kushtet e të bërit biznes. Renditja është bërë në raportin “Best Europian Countries for Business 2020”.

Basha shkruan në një reagim në Twitter se, vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shprehet Basha.

Eg HbKZXcAAODem1599115755