Basha: Nuk ka premtime për mrekulli, premtime fallco për 300 mijë vende pune, por ka zgjidhje konkrete

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në ‘Opinion’ ka folur për progamin me të cilën opozita synon të ndryshojë ekonominë e rrënuar shqiptare.

Basha tha se, nuk ka premtime për mrekulli, premtime fallco për 300 mijë vende pune, por ka zgjidhje konkreteBasha deklaroi se, taksa 9%, krijimi i shtresës së mesme dhe kthimi i institucioneve tek qytetarët janë shtyllat kryesore të programit të PD.

‘E para prej më shumë se 2 vjetësh PD ëhstë në një punë serioze për një program konkret për të nxjerrë vendin nga kjo gjendje ekonomike. Taksa 9% është një angazhim tashmë, nuk ëhstë më një premtim. Bznes i vogël do të quhet ai me xhiro nënë 140 milionë lekë të vogla në vit, de do të paguajë vetëm një taksë që është 0.5% e xhiros vjetore, dhe nuk do të paguajë asnjë lloj takse tjetër qoftë kjo qendrore apo lokale. Taksa të cmendura siç janë në Tiranë ajo për shkollat nuk do të ketë më. PD në 7 vite në opozitë ka refektuar për të gjitha gabimet. Dy qëëlimet kryesore të progarmit tonë politik janë të krijojmë një shtresë të mesme qytetare dhe institucionet tu përkasin qytetarëve‘, deklaroi Basha.