Basha, njeriu i Perëndimit në Shqipëri!

Arben Kashahu, Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, ishte i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV.

Ai komentoi ‘shuplakën’ që iu dha kryeministrit Edi Rama në Berlin, pasi nuk u prit as nga kancelarja Merkel dhe as nga drejtuesit e CDU/CSU.

“Rama nuk dha prova për integrimin. Ai nuk u mori në konsideratë kushtet e Bundestagut”, tha Kashahu.

“Qeveria ka dështuar për të treguar përpjekje për realizimin e kushteve. Kushti numër 1 ishte reforma zgjedhore. Sjellja e mazhorancës ndaj reformën zgjedhore është pengesë për integrimin”, tha Kashahu.

Ai komentoi edhe politikën e Edi Ramës me fqinjët, duke theksuar se Shqipëria jo vetëm nuk i ka shuar problemet me fqinjët, por i ka shtuar.

Kashahu tha se Rama nuk ka treguar se është perëndimor. “Njeriu i Perëndimit në Shqipëri nuk është Rama, njeriu i Perëndimit në Shqipëri është Basha”, tha Kashahu.