Basha, modeli i lidershipit që i jep fund tranzicionit….

Nga Alban Daci

Basha, modeli i lidershipit që i jep fund tranziconit! Ne, që jemi shkolluar jashtë dhe jetojmë jashtë jemi të gatshëm të kontribuojmë në fitoren e Bashës, forcimin e shtetit të së drejtës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit!

Ka kohë, ose më mirë, le të themi, që në fillimet e veta në krye të PD, Basha është prezantuar me një model të tijin të bërit politik, që për hir të së vërtetës ka qenë i ndryshëm nga gjithë spektri politik shqiptar duke përfshirë edhe modelin e z. Berisha.

Në politikë ka disa lloje modelesh lidershipi, ka lider që transferohen, sepse ua kërkon sistemi dhe po ashtu ka lider që më modelin e tyre ndryshojnë sistemin. Basha, tashmë duket qartë se është lider që më lidershipi e tij po kërkon të ndryshoj sistemin. Të gjithë, ose një shumicë e dërmuese e kanë parë në fillim me skepticizëm dhe e kanë kritikuar lidershipin e Bashës duke e konsiderua si tepër liberal dhe shumë të “butë”. Në fakt lidershipi I politikanëve shqiptarë, ashtu si vetë tranzicioni ka qenë vazhdimisht i egër, me konflikte, përplasje duke e konsideruar kundërshtarin deri si armik. Ky lloj lidershipi nuk bazohej mbi idetë, por mbi konfliktualitetin dhe nuk linte hapësirë për ide apo modele, por matej me koeficientin me të lartë të agresivitetit, dhunës dhe të luftimit edhe fizik me kundërshtarin.

Basha, nuk zgjodhi më këtë rrugë lidershipi dhe siç duket misioni dhe modeli i tij i lidershipit kanë për qëllim që t’i japin fund edhe vetë tranzicionit të egër shqiptar.

Basha me argumente konkrete, me modesti dhe me një qetësi prej një politikani të mirëfilltë perëndimor, dëshmoi vullnetin dhe dëshirën e tij reale për të ndryshuar njëherë e mirë sistemin politik në Shqipëri dhe qasjen e politikës ndaj pushtetit.
Kush janë risitë e vërteta të Bashës me ardhjen në Pushtet?

1. Modeli ekonomik i PD në qeverisjen e saj pas 25 prillit dhe sidomos argumentet në lidhje me taksimin, shtresën e mesme janë propozime që garantojnë një rritje ekonomike, një stabilitet social e mbi të gjitha një shëndoshje demokratike të shoqërisë.

2. Së dyti, hapja 100% e listave nga ana e PD, dëshmon qartë vullnetin e Bashës, jo për të bërë rotacion xhaketash, por njerëzish e modelesh dhe alternativash.

Në fakt, vetë procesi i përzgjedhjes të kandidaturave për deputet është komplet një risi në politikën shqiptar e kam besim se mund të jetë një model edhe epr majft vende të tjera që kanë demokraci të kristalizuar. Pra, me këtë proces Basha dhe PD po dëshmojnë se kanë vullnetin dhe forcën për të shkuar edhe më larg se shumë vende të tjera me demokracisë të kristalizuar të Perëndimit. Për shembull një ndër demokracitë më të vjetra parlamentare siç është Itali, ka plot probleme në lidhje me përzgjedhjen apo emërimin e kandidaturave nga subjektet politike.

3. Një qasje e rëndësishme e Bashës ishte hapja e qeverisjes së PD kundrejt neve që jemi shkolluar jashtë dhe vazhdojmë të jetojmë jashtë. Ne kemi më të drejtë besim tek Basha, sepse ai është njeri prej nesh, është modeli se si mund të kthehemi dhe t’i shërbejmë vendit. Shumica jonë, edhe pa interesa konkrete ekonomike, qoftë edhe me periudha të shkurtra jemi të gatshëm të kthehemi dhe të japim kontributin tonë që në strategjitë elektorale për fitoren e PD, por edhe të angazhohemi në sektorët apo institucionet e qeverisjes së PD duke vënë në shërbim të gjitha eksperiencat tona profesionale e jetesore për një Shqipëri me të zhvilluar, për një demokraci e me të shëndoshë.

Nga intervista që z. Basha dha në Opinion, u panë qartë dy modele:
– ai ekzistuesi që kërkon një mandat të tretë për vete dhe për pushtetin. Ky është modeli i Ramës tashmë i lodhur dhe i konsumuar nga pushteti dhe i marr “peng” nga oligarkët

– modeli i ri i Bashës që ka qëllim që pushtetin ta marr e tua jap shqiptarëve. Pa dyshim, tashmë është çështje muajsh dhe Basha do të jetë Kryeministrit i vendit dhe kam besim të plotë se Shqipëria në mandatin e tij do të ketë ndryshime të panjohura më parë qoftë në zhvillimin ekonomik, por mbi të gjitha për të kthyer institucionet dhe shtetin në kornizat kushtetuese. Fjalët që përsëriti më shumë Basha ishin Kushtetuta dhe ekonomia. Këto janë dy sfidat më të rëndësishme e të mëdha të vendit.