Basha i paraqet qeverisë 10 sugjerime për daljen nga situata e rëndë nga Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri sot në një takim mjekë, specialistë dhe anëtarë e Taskt Forcës së ngritur pranë PD për të disktuar situatën e rëndë të pandemisë së COVID-19.

Zoti Basha ndau shqetesimin me mjeket per situaten e rende e cila nuk po menaxhohet si duhet dhe we mund te kete pasoja teper te renda.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës dhe paralajmërimet nuk janë të parakohshme. E pafalshme që gjashtë muaj pas nisjes së pandemisë, askush nuk di çfarë masash janë marrë. Deri tani menaxhimi i situates ka qenë dështim. Këtë e pranojnë nën zë dhe vete autoritetet.

Sot nuk jemi ketu per tu marre me këtë dështim pasi situata po perkeqesohet dhe nje tjeter deshtim do kishte pasoja fatale.

Po pergaditemi per valen e dyte e cila sipas te gjithe eksperteve nderkombetare do t jete me e veshtire se situata e deritanishme. Kërkoj nga ju që gjithë ekspertizen, konstatimet që po bëjmë, duke iu referuar edhe ekperiences se vendeve te tjera të hartojme një plan veprimi, të cilin do t’ja paraqesim qeverisë.Pavarësisht çfarë ka ndodhur nuk është momenti të ngremë gishtin, pasi jeta e qytetareve sot eshte interesi me i madh qe ne kemi. Qeveria duhet zgjuar nga narkoza e thellë e indiferencës, dhe papergjegjshmërise pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish”.

Kryetari i PD, nenvizoi se qeveria dhe institucionet dështuan në menaxhimin e situatës. E gjithe venendja e tyre u perqendrua te tenderat sekret dhe jo tek marrja e masave, duke zeruar sakrificën e qytetareve, qoftë sa i përket aspektit shëndetesore por edhe ekonomisë individuale të shqiptarëve.

Një aspekt i veçantë ku u ndal kryetari Basha ishte dhe hapja e shkollave e cila pritet ta rendoje situaten e perhapjes se covid 19, pasi masat e marra jane gjysmake, i refuzua testimi i mesuesve dhe sic u faktua qe ne ditet e para me dhjetra mesues rezultuan te infektuar.

Përballë kësaj situate zoti Basha paraqiti një paketë me propozime konkrete për rivendosjen nën kontroll të pandemisë e cila do te marre forme perfundimtare deri ne fund te javes.

SUGJERIMET PËR DALJEN NGA SITUATA

1- Fuqizimi i mjekut të familjes dhe pajisja e tij me protokolle mjekimi për pacientët që trajtohen në shtëpi.

2- Të përgatitet paketa e rimbursueshme “diagnostikim + mjekim” për pacientët që janë COVID pozitiv.

3- Investim në pajisjet laboratorike, diagnostikuese dhe trajtuese për pacientët.

4- Ngritjen e shtëpive komunitare për pacientët ambulatorë, që mund të marrin trajtimin ditor si dhe oksigjeno-terapinë. Në mungesë të tyre, të ngrihet shërbimi i kujdesit infermieror në shtëpi, i cili të paguhet nga Ministria e Shëndetësisë.

5- Rritjen e kapaciteteve testuese, minimumi me 5 herë, mesatarisht 2500 testime në ditë.

6- Rritjen e numrit të infermierëve në spitale, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar në spital.

7- Vjeshta sjell edhe sezonin e gripit stinor, që do të mbivendoset me COVID-19 dhe do ketë problemet me diagnozën diferenciale (pra përcaktimin se çfarë ka pacienti) në sfondin e testimeve me pakicë.
Kjo do të kërkojë sigurimin e vaksinës anti-grip nga kompanitë prestigjoze dhe ofrimin falas për kategoritë në rrezik (moshat e treta, fëmijët e moshës 1-18 vjec, pacientët kronikë, etj).

8- Bashkëpunimin me vende të BE, Gjermaninë, Italinë por edhe me USA, për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, një produkti cilësor, efikas dhe në kohë.

9- Testime masive dhe të rregullta të mësuesve.

10- Të sigurohen maska falas për mësuesit.

Basha1 1

Basha 4

3 28