Video/ Banorët e Tiranës në protestë për ujë, Ujësjellësi i Veliajt tender 100 milionë lekë për fasadë

Banorët e një lagjeje në zonën e ish-qytetit të Nxënësve në kryeqytet janë ngritur në protestë para godonës së UKT-së. Ata protestojnë për mungesën e ujit në banesat e tyre.

Banorët kanë bërë thirrje “duam ujë” dhe “turp”, ndërsa janë munduar që të gjejnë një shpjegim për problemin e tyre.

Ata shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi madje është shprehur se është problem i ndërtuesit.

Banorët shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi madje është shprehur se është problem i ndërtuesit.

Por banorët theksojnë se uji mungon vetëm në periudhën e verës, ndërsa muajt e tjerë vjen rregullisht.

“Kjo është vera e tretë që ne përballemi me mungesën e ujit. Jemi 8 pallate, rreth 200 banorë që çdo gusht gjendemi pa furnizim me ujë. Ajo që na shqetëson nuk është mungesa e ujit tashmë, por gënjeshtra që na jep UKT. Na premtuan dita-ditës duke thënë se do të zgjidhet problemi.

Po ashtu bashkia e Tiranës merr në mbrojtje UKT dhe thotë se është problem i ndërtuesit. Vetëm verës kemi mungesë. Na thonë se vjen nga konsumi, por gjatë pandemisë ka pasur më shumë konsum dhe nuk ka pasur mungesë. Ne nuk mund të vëmë një lavatriçe apo larëse enësh. Shumë persona ikin me makinë për të kryer nevojat e tyre.”

“Jemi në një siklet të madh se nuk kemi mundësi që të plotësojmë nevojat tona. Ne i paguajmë faturat, por nuk kemi ujë dhe kjo është skandaloze”.

Janë rreth 1200 banorë të cilët vuajnë nga mungesa e ujit, kryesisht në muajt e verës.

Ujësjellësi i Veliajt tender 100 milionë lekë për fasadë

Në një kohë kur shumë familje në kryeqytet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë planifikon të shpenzojë më shumë se 100 milionë lekë për “fasadë”.

Tenderi
UKT, institucion nën varësi të Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka hapur tenderin me objekt “Brandim i 6 pikave të reja të UKT sh.a”. Fondi limit është caktuar 10,686,329 Lekë. Dokumentat zyrtare të tenderit sqarojnë se burimi i financimit janë të ardhurat e vetë institucionit.

Ndërkohë, kompanitë fituese të interesuara për të marrë pjesë në tender kanë kohë deri më 18 shtator – ora 09:00, për të paraqitur ofertat e tyre.

Screenshot 1 35

Çfarë do të blejë konkretisht UKT? Në dokumentat zyrtare të tenderit sqarohet se shumë prej më shumë se 100 milionë lekë (të vjetra) do të shpenzohen për blerjen e 4 artikujve që do të shërbejnë për reklamimin e 6 pikave të UKT-së.

Më konkretisht:
• 105.15 m2 “adeziv akull + printim dhe prerje i montuar në xhama pas pastrimit të tyre nga ngjitës të vjetër me solucion anticol dhe montim”,
• “Printim në forex 3mm, cilësi indor” – 12.60 m2.
• “Letër murale me reliev e printuar ne teknologji indoor latex ekologjike + parapërgatitje e murit dhe montim” – 741.63 m2.
• “Tabelë etalbond me prerje ne freze+shkrim plexiglass 3D me ndricim led modul+mekanizëm për ndezje automatike ne orët e natës dhe montim” – 36.90 m2.

Screenshot 2 26

E thënë më thjeshtë, shuma e parave do të shpenzohet me qëllim që qytetarët të dallojnë që 6 pikat e UKT-së, janë të tilla.

LEXO EDHE  Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta profesori dhe mjeku i njohur

A po shpenzohen paratë për dobinë publike?
Tenderi vjen në një kohë kur qytetarë në disa zona të Tiranës kanë ende probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, pavarësisht se faturat në pikat e UKT-së i paguajnë rregullisht. Këtë të Premte madje, banorë në zonën e ish-qytetit të nxënësve, protestuan për mungesën e ujit.

UKT, ndërkohë, zgjedh që shumën e parave prej 100 milionë lekësh ta kanalizojë në reklama, teksa nuk arrin të kryejë funksionin bazë që ka si institucion – sigurimin e furnizimit me ujë të familjeve e bizneseve në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës, si në çdo stinë vere, përballen me mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.

Këtë vit, situata është akoma më problematike, për shkak se mungesa e uijit të pijshëm ose cilësia e tij larg standarteve normale, mund të ndikojë në përhapjen e pandemisë Covid-19.

Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë i kryeqytetit, një premtim i kryebashkiakut Erion Veliaj kur vendosi për rritjen e tarifave të ujit pak vite më parë, rezulton të jetë ende i pambajtur.

Bashkia e Tiranës në fakt, edhe pse është qeveria lokale me buxhetin me të madh ndër 61 bashki në vend, ka zhgënjyer qytetarët në lidhje me shërbimet. Një anketë e PNUD – programi i Kombeve të Bashkuara, realizuar në muajt e parë të vitit 2020 – rezultatet e së cilës u publikuan së fundmi, tregoi se Tirana është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet. /BoldNews.al