Ambasadorja e SHBA thirrje Ramës t’i përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar në 5 qershor me opozitën e bashkuar.

Me një mesazh në Twitter, Kim i shkruan Ramës dhe kreut të opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha se duhet t’i përmbahen asaj që kanë nënshkruar.

‘Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, liderit të PD Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë të gjitha angazhimet e tyre në lidhje me 5 qershorin dhe të gjitha masat pas 5 qershorit. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë në mirëbesim.

SHBA do t’ju përkrahë gjithnjë, por ju, liderët shqiptarë, jeni ata që keni përgjegjësinë’, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

ambasad