Ambasadorja e SHBA nga Shkodra: E papranueshme që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte sot në Shkodër ku zhvilloi një takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. Pas takimit, ambasadorja e SHBA-së deklaroi se biseduan për rëndësinë që ka për vendin bashkimi i të gjithë udhëheqësve.

Ambasadorja e SHBA-së u shpreh se, politikanët duhet të lënë mënjanë ndasitë dhe të mos humbasin kohë për shpresat e të rinjve.

Teksa u pyet për zgjedhjet në vend, Kim deklaroi se data e zgjedhjeve dhe sistemi zgjedhor janë përgjegjësi e partive politike.

“Eshte pergjegjesi e partive politike zyrtaret kane nje rol qe nuk mund ti shmangen. Lajm i mire qe palet politike mund te mblidhen serisht dhe jam e sigurte qe do zhvillohen debate te shendetshme”, tha ajo

Ndërkohë për Gjykatën Kushtetuese deklaroi se nuk është e pranueshme që vendi të jetë në këtë situatë. Flasim, tha ajo për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së, ndërsa shtoi se Komisioni i Venecias po jep ndihmën e vet.

aaa