5 mësues me Covid-19 në Elbasan, në Gjimnazin e Tepelenës infektohet mësuesja dhe sekretarja

Viti i ri shkollor ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndryshe nga vitet e shkuara aksesori i fëmijëve sot nuk ishin lulet, por maskat dhe dezifektantët.

Në shkollat e  Elbasanit, të pakën 5 mësues nuk do të jenë në shkollë sot pasi rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërsa janë marrë masa për zëvëndësimin e tyre.

Ndërsa nxitonin t’u jepnin fëmijëve këshillat e fundit, vetë prindërit pranojnë se nisja e shkollave i frikëson, por dhe streson në të njëjtën kohë. Në siklet janë edhe për vendosjen e maskave në ambjente të mbyllura, por shpresojnë që të mos krijohen probleme.

Ndërkohë, një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës “Abaz Shehu”, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, që prej ditës së djeshme.

Nuk dihet si do të procedohet më tej, në kohën kur sot ka filluar edhe procesi mësimor në të gjithë shkollat.

Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.