3 nxënës infektohen me Covid-19, shtohen rastet në instucionet arsimore 

Gjatë ditës së sotme, 11 persona janë konfirmuar me Covid-19 në Fier, ku tre nxënës të një shkolle private kanë rezultuar pozitiv. 

Me shifrat e sotme janë shtuar rastet me Covid-19 në instucionet arsimore në vend. 

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi siot gjatë një konference për shtyp se, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë.

Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.

Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.

Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar.

Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.

Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.

Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.

Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.

Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid.