Çfarë po ndodh në Elbasan? I gjithë stafi mjekësor preket me Covid-19

Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ në Elbasan ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.

Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur.

Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone.