Këta janë 39 kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Shkodrës, nesër votimi

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Shkodër

  1. ARBEN GJURAJ
  2. ARTAN HAXHI
  3. BARDH SPAHIA
  4. BASHKIM RROJI
  5. BENARDETA SYKU
  6. BLENDI GJYLBEGAJ
  7. EMILJANO PJETRI
  8. FLORIAN BJANKU
  9. GRETA BARDELI
  10. HELGA SALLAKU
  11. HELIDON BUSHATI
  12. IMELDI SOKOLI
  13. IZMIRA ULQINAKU
  14. LEDINA MANDIJA
  15. LORENC LUKA
  16. MARK RUPA
  17. NDOC ASHTA
  18. NESTI KIRI
  19. NEVILA BUSHATI
  20. RAMIZ ÇOBAJ
  21. ROMEO GURAKUQI
  22. VOLTANA ADEMI
  23. XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

  1. GJOK ULDEDAJ
  2. MARIN TUKAJ
  3. PJETER LLESHI
  4. ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe

  1. ALDO GEGA
  2. AUREL MARKAJ
  3. ERMIRA COBAJ
  4. FATBARDH ZEKAJ
  5. RAMADAN LIKA

Dega Pukë

  1. ANTONETA ZAJA
  2. GEZIM VATA
  3. HIL KOLA
  4. LODOVIK HASANI
  5. NDOC FASLIA
  6. PREL GJONI
  7. RROK DODA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.