Dokumenti/ Bashkia Lezhë u “dhuron” 635 milionë lekë studiove private vetëm për studimin e forcimit të pallateve!

Nga Alfrida MARKU

635 milionë lekë (pa tvsh) është shuma të cilën Bashkia Lezhë ka vendosur tu “dhurojë” studiove private VETËM PËR REALIZIMIN E “STUDIMIT dhe PROJEKTEVE për përforcimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti”.

Afërsisht 19.5 milionë lekë projekti i një godine (bashkë me tvsh). Janë 39 të tilla. Një skemë vjedhje në dukje e sofistikuar, por haptazi e kuptueshme nga kushdo.

Bashkia Lezhë ka një drejtori me inxhinierë profesionistë e të zotë, që paguhen me taksat e lezhjanëve, të cilët deri në 2019 kanë projektuar rrugë, shkolla, kopështe, qendra shëndetësore, ujësjellësa dhe çdo punë infrastrukturore tjetër.

Disa prej tyre kanë verifikuar e konstatuar dëmet në godina pas tërmetit. Si ka mundësi që nuk mund të projektojnë ndërhyrjet përforcuese në to?! Për shkak të ngarkesës apo profilit mund të punësoheshin edhe të tjerë.

Përgjigjia është e qartë: Studiot private janë alibi për vjedhjen e 635 milionë lekëve (762 milion me gjithë tvsh)! ku çdo qindarkë do paguhet nga lezhjanët.

Me 635 milion lekë do të mund të ndërtohej •shkolla “Gjergj Kastrioti” nxënësit e së cilës mbarojnë mësimin në 8 të darkës, apo •të paktën 12 banesa të dëmtuara nga tërmeti!

Me 635 milion lekë do të mund të bëhej •sistemimi dhe asfaltimi i gjithë rrugëve të një fshati! apo •do mund të fillonte puna për ndërtimin e një ujësjellësi të ri!

Kjo nuk është Punë!

Kjo është Vjedhje!

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

http://ëëë.app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/

1 43

2 35