“Nuk ka më polici shteti”, PD reagon ashpër: Taulant Balla e deklaroi sot si Polici Private të PS!

Nga Endri HASA

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.

Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.

• Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

11966853