Ministrja e Ramës me varëse 10 mijë euro!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me një varëse të shtrenjtë që kushton 10 mijë euro.

Sipas Berishës, varësja 10 mijë euro është dhuratë nga kompania Terna.

Kjo kompani do të marrë me koncesion rrugën Milot-Fier.

Ajo është etiketuar si rruga e florinjtë pasi kushton 1.2 miliardë euro.

“Ndrikulla Lluksore!

10,100,00€ gjerdani!! sb”, shkruan Berisha.