Kush ishte 33 vjeçari që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm (Foto)

Rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në fshatin Sinaballaj të bashkisë Rrogozhinë, është gjetur trupi i pajetë në mjetin e tij i 33 vjeçarit, Klevis Kapllani.

Trupi i pajetë është pikasur fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat policore. 33-vjeçari është gjetur pa shenja jete  në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës është i thyer, ç’ka mendohet se është goditur nga jashtë me arme zjarri.

Kapllani ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se është djalë i respektuar në zonë. Vrasja ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohë që 33-vjeçari është i martuar dhe baba i një fëmije 2 muajsh.

Mjeti tip “Fiat Punto” u pikas nga një banor i zonës, që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk ishte kryer asnjë e shtënë.

Po ashtu raportohet se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme. Ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë silenciator, ndërsa ka dyshime se është përdorur një shotgun.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.

Screenshot 1 47 533x261 1

auto rrogozhine1600154072