Berisha: Viti i ri shkollor, fillim kaotik dhe përhapës i Covid-19! Do sjellë krijimin e qindra bombave biologjike

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar kaotik nisjen e vitit të ri në shkolla. Berisha shkruan në një reagim në Facebook se, nuk janë zbatuar masat e distancimit social. Berisha shprehet se keqmenaxhimi i hapjes së shkollave do të shndërrohet në një bombë biologjike për të gjithë shoqërinë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Fillim kaotik dhe perhapes i Covid 19 i vitit te ri shkollor! Miq, sot shkollat ne teresi u hapen pa garantuar asnje kusht te domosdoshem per mbrojtjen e nxenesve nga covid 19. Kjo do sjelle krijimin e qindra bombave biologjike ne shkollat tona shume te rrezikshme per shendetin e femijeve dhe familjeve te tyre dhe mbare shoqerise.

Sot Edvin Xhahili, qe urdheroi hapjen shkollave pa plotesuar asnje kusht paraprak, ka postuar nje foto ne FB e tij, e cila kontraston si nata me diten me realitetin tejet kaotik qe shoqeroi sot hapjen e shkollave.

Ish deputetja Albana Vokshi ka postuar fotot tronditese te mengjesit te sotem ne Shkollen Gustav Mayer por dhe foton fasade te Edvin Xhahilit si deshmi e paturpesise, pashpirtesise te tij prej xhahili.
Shikoni me poshte fotot! sb

119497673 1702530976574469 3829696007251874217 n