Në ankthin e humbjes, Edi Rama shkel ligjin! Ish-deputeti zbulon formularin që angazhon adninistratën në fushatë

Nga Luan BAÇI

Edi Rama eshte kampion i vjedhjes dhe manipulimit te zgjedhjeve.
Motoja e tij, te vjedhim zgjedhjet dhe pastaj vjedhim Shqiperine, eshte ne krye te axhendes se tij.

Menjehere pas caktimit te dt se zgjedhjeve parlamentare nga Presidenti i Republikes, Edi Rama dha urdhrin e prere ne çdo Qark

Per kryetaret e emeruar hajdutet e Bashkive
Per gjithe administraten e saj
Per drejtoret e institucioneve
Per punonjesit e administrates

Filloni nga puna menjehere.

Te tmerruar nga urrejtja e qytetareve, te friksuar deri ne palce nga zullumet qe kane bere, te trembur nga humbja e thelle qe i pret, ata e dine mire qe pas 25 Prillit 2021 do te japin llogari deri me nje perpara ligjit per vjedhjet, abuzimet, korrupsionin dhe maskaralleqet e tyre te pa degjuara asnjehere.

Kryetari i Bashkise Subashi, abuzues dhe hajdut i pakrahasueshem, mblodhi urgjent drejtuesit e bashkise, punonjesit e administrates deri dhe punonjesit e pastrim gjelberimit dhe me tone te larta u kerkoi qe te fillojne nga puna per te mbledhur vota.

Kane pergatitur nje formular te gatshem dhe standart dhe u dhane urdher qe :

Çdo drejtues i drejtorive te Bashkise duhet te gjeje 30 votues me nr tel dhe karte ID ta regjistroje dhe te dorezoje formularin te Subashi.

Çdo punonjes i administrates te gjeje 20 votues me nr tel dhe me karte ID.

Çdo anetar i KB te emeruar ne 30 Qershor, qe nuk jane pak po 51 koke, duhet te gjej 30 votues te identifikuar.

Çdo drejtor institucioni dhe punonjesit e administrates duhet te mbushin formularet me nga 30 votues.

Drejtori i Tatimoreve eshte me i avancuari ne kete drejtim, urdheri i tij eshte :
Duhet qe te regjistrojne bizneset, te fillojne nga kontrollet dhe gjobat, presionet dhe shantazhet duke ju caktuar nr e votave qe do sigurojne per Ramen dhe zonat qe ata do mbulojne.

Drejtori Arjan Fasko i elektrikut duke pasur parasysh nr e larte te punonjesve, specialisteve dhe faturisteve, te gjithe te pajisur me karten e anetaresimit te rilindjes, ca me te mire dhe ca me pahir, por edhe se ka numrin me te larte te tenderave dhe lekeve te vjedhura, si gjithmone me aktivi dhe me arrogance, urdhrin e ka dhene te prere dhe per afat me te shkurter nga te tjeret.

Ne alarm te plote jane gjithe drejtoret e tjere.

Drejtuesit i kane garantuar se jane te mbrojtur nga denoncimet e mundshme, pasi policia eshte ne mbrojtje dhe ne mbeshtetje te tyre.

Si gjithmone dhe tani me shume se kurre, ka punonjes te shumte te administrates qe denoncojne me neveri kete veprim te paligjshem dhe te denueshem te drejtuesve rilindas te Rames, duke derguar formularin te ne me kerkesen e ruajtjes se anonimatit, nga frika e hakmarrjes te hajduteve te rilindjes.

SPAK duhet te filloje hetim per krim zgjedhor, ndaj hartuesve te ketij formulari, ndaj organizuesve dhe zbatuesve te kesaj veprimtarie te paligjshme dhe te denueshme.

doc 2