Shkodra dhe Malësia e Madhe, sot të rrethuara nga policia politike e Edi Ramës!

Nga Izmira ULQINAKU

1500 forca policore me detyrë, sepse viziton Rama, Qarkun Shkodër!

Policia e Shtetit që në 2013, ka punuar si policia politike private e Edi Ramës; duke marrë urdhëra direkte sidomos në vitet elektorale!

Tani që jemi në prag fushate, policia ka marrë nga Rama dy direktiva të cilat po i zbaton perfekt: të paralizojë trafikun për 24 orë aty ku ka takime Edi Rama, si dhe të ruajë parcelat me kanabis që shtrihen në të gjitha zonat periferike të Shkodrës!

Që mbrëmë rrugët janë bllokuar, qytetarët janë të izoluar, sepse vjen ai që deri tani nuk e dinte nga i bie Shkodra. Vjen ai i cili nuk solli asnjë investim në Shkodër.

Edi Rama është përgjegjesi i vetëm për regresin që ka pësuar veriu! Ai është përçarësi i shqiptarëve i cili nuk i honeps veriorët prandaj i ka varfëruar kaq shumë.

Qytetarët nuk ia falin shpopullimin që po i bën Qarkut Shkodër! Prandaj me 25 Prill do ndëshkohet me votë, rilindja do rezultojë më keq se komunistët në zgjedhjet e vitit 1992.

Shkodra meriton një Qeveri e cila punon për qytetarët! Shkodranët janë demokratë në gen dhe nuk pranojnë të qeverisen nga bijtë e xhelatëve komunistë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës me 25 Prill 2021!