I mbeturi pa shtëpi nga tërmeti në Durrës: Ne as sa milingonat s’po konsiderohemi. Kur do fillojnë punimet se po vjen dimri?!

DENONCIMI I QYTETARIT SADIK RESNJAKU, LAGJIA 18 DURRËS

“Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpit, por na ka rënë dhe në tru”. I mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Durrës, Sadik Resnjaku 9 muaj në pritje të shtetit: Edhe milingonat kanë shpirt, ne as sa milingonat s’po konsiderohemi. Dua të di kur do fillojnë punimet se po vjen dimri?!

Banorët e Durrësit provuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019. 9 muaj nga ajo fatkeqësi, në vend që t’i gjente me shtëpi të rregulluara, ata akoma edhe sot po enden dyerve të institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje për banesat e tyre. Në ankthin e afrimit të dimrit tjetër, banori Sadik Resnjaku thotë se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, por që nuk merr asnjë përgjigje. Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj u njoh nga afër me shqetësimin e Sadik Resnjakut të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe ai bashkë më gruan dhe nusen e djalit me fëmijë të vogël, është i detyruar të lëvizë nga një shtëpi me qera tek tjetra, pavarësisht moshës që ka.

Sadik Resnjaku: Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune!

DENONCIMI I QYTETARIT SADIK RESNJAKU, LAGJIA 18 DURRËS

“Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpit, por na ka rënë dhe në tru”. I mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Durrës, Sadik Resnjaku 9 muaj në pritje të shtetit: Edhe milingonat kanë shpirt, ne as sa milingonat s'po konsiderohemi. Dua të di kur do fillojnë punimet se po vjen dimri?!Banorët e Durrësit provuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019. 9 muaj nga ajo fatkeqësi, në vend që t’i gjente me shtëpi të rregulluara, ata akoma edhe sot po enden dyerve të institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje për banesat e tyre. Në ankthin e afrimit të dimrit tjetër, banori Sadik Resnjaku thotë se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, por që nuk merr asnjë përgjigje. Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj u njoh nga afër me shqetësimin e Sadik Resnjakut të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe ai bashkë më gruan dhe nusen e djalit me fëmijë të vogël, është i detyruar të lëvizë nga një shtëpi me qera tek tjetra, pavarësisht moshës që ka. Sadik Resnjaku: Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 10. September 2020

2 17