Iku Besa dhe nuk morëm dot vesh me Turin çfarë u bë?!

Nga Antonela ZOTKAJ

Besa po iken nga qeveria dhe nga arsimi.

Besa paska qene e pabese!

Nuk e di por kam pershtypjen se keto ministret e arsimit sikur i zgjedhin me symbyllur, ose me ndonje shorte kujt i bie 52.

Besa e coi arsimin ne Shqiperi me degradim total, nuk ju desh shume se paraardhesit ja kishin bere disi gati.

Besa dhe shoqet e saj e kthyen arsimin ne zyren e nenes parti ku luhej me fatin e mesuesve, me punesimin apo shkarkimin e tyre si ne tavolina pokeri.

Drejtorite arsimore u kthyen ne ambjente dallaveresh e zarfash 5000 euro per punesim apo qendrim akoma ne pune.

U hoqen mga puna mesues te afte per mungese teser partie dhe u zevemdesuan me mesuese me minifund e model flokesh si kukumjaçka, pak rendesi kishte arsimimi apo profili, kreditet apo kontributin ne kete fushe nuk u llogariten asnjehere.

Portali nje zero me xhufke.

Besa e la arsimin pikerisht me momentin kur e beri katrahure me maturantet me mesimin online me tekstet ambjentet me cdo gje se duhet nje nate e gjate dimri ti permendim te tera.

E la fiks kur do fillonte shkolla, si nje mashkull ordiner qe zhduket pikerisht kur ti ke nevoje.

Iku Besa dhe nuk morem dot vesh me Turin cfare u be?!