Durrës, banorët e dëmtuar nga tërmeti në protestë

Banorët e pallatit 783, në lagjen numër 5 në Durrës protestuan sot, duke kërkuar ekspertizë për pallatin e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit.

Janë 40 familje që banojnë në pallat. Bnoarët thonë se, dëmtimet e godinës nga tërmeti janë të shkallës DS4, por nuk kanë ende njoftim nëse do të shembet apo do të restaurohet.

Aktualisht ata trajtohen me bonus qiraje

“Pallati është demtuar rëndë por nga Instituti i Ndertimit nuk ka ardhur askush per te bere nje analize te thelluar”, thonë ata.

Sipas banorëve, Instituti thotë se e ka dërguar përgjigjen në Bashki se çfarë do të ndodhë me pallatin, por vetë atyre nuk ua komunikuar askush.