Dokumenti/ Qytetarët jetojnë në çadra, Bashkia e Durrësit 80 milionë lekë për lule…

Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emiriana Sako planifikon të shpenzojë 80 milionë lekë (të vjetra) për blerje lulesh dhe pemësh dekorative.

Sipas dokumenteve zyrtare, tenderi me objekt “Blerje pemë dekorative” dhe fond limit rreth 83 milionë Lekë, është hapur ditët e fundit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga të interesuarit është data 18 Shtator, ora 10:00.

Lulet dhe pemët që planifikon të blejë Bashkia e Durrësit janë të 77 llojeve të ndryshme. Ndërkohë, nuk ka informacion se për zbukurimin e cilit prej ambienteve të qytetit do të përdoren bimët dekorative.

Screenshot 1 14

Tenderi vjen në një kohë kur Durrësi po përpiqet të rimëkëmbet nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar që solli dhjetëra viktima dhe shkatërrim të shumë ndërtesave. Përveç dhimbjes për familjarët që u ndanë nga jeta, raportime mediatike kanë treguar se banorë po përballen ende me mungesën e “dorës së ngrohte” të qeverisjes vendore, gati 10 muaj pas ngjarjes tragjike: Qytetarë ende në çadra, të tjerë që ankohen për shuma të pamjaftueshme të akorduara për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, vendime kontradiktore për ekspertizat e banesave të dëmtuara, pamundësi për marrjen e bonusit të qirasë…

LEXO EDHE  Koronavirusi i “rikthehet” Evropës, Franca shton shtatë zona të tjera të kuqe

Pasojat e pandemisë, po ashtu kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomi e veçanërisht në sektorin e turizmit, siç kanë rrëfyer operatorët turistikë të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, një anketë e PNUD – programi i Kombeve të Bashkuara, realizuar në muajt e parë të vitit 2020, tregoi se Bashkia e Durrësit përfshihej ndër 10 më të këqijat – sipas opinionit të qytetarëve – për shërbimet që ofron.

Një tender i tillë në këtë periudhë krijon dyshime të paktën mbi efiçencën e shpenzimit të burimeve ekonomike në dobi të qytetarëve, nga Bashkia e Durrësit. /BoldNews.al