Video/ Si shqiptarët uvarfëruan në 7 vitet e Ramës, Tabaku: Zgjidhja e vetme, të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës e kapitalit

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar një video që tregon se si janë varfëruar shqiptarët gjatë këtyre dy mandateve të Edi Ramës. Tabaku fakton edhe se çmimet janë rritur gjatë kësaj kohe.

“Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!!”, shkruan Tabaku.

Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e ccmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!!

Gepostet von Jorida Tabaku am Mittwoch, 2. September 2020