Ben Blushi “fundos” një tjetër zyrtare, zbulohet pse u shkarkua drejtoresha në…

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se drejtoresha e Hipotekës në qytetin e Korçës, Naida Bandilli, është shkarkuar nga detyra.

Ndërkohë, sot CNA.al sjell të tjera detaje ekskluzive në lidhje me shkarkimin e Naida Bandillit.

CNA.al ka investiguar për të mësuar arsyet e plotë ta largimit të saj nga detyra.

Sipas burimeve zyrtare, të siguruara nga CNA.al, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, Naida Bandilli është shkarkuar pasi ka kryer në shkelje të ligjit regjistrimin e shtëpisë së Ben Blushit në Dardhë.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka publikuar në muajin maj 2020, një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.

ccc

Por, gjatë procesit të regjistrimit të pasurive, pronës i mungonte origjina. Dhe për shumë vite, Ben Blushi ka sulmuar drejtorët e ALUIZNI-t në Korçë, duke i akuzuar ata se nuk i legalizonin shtëpinë. Si dhe një truall prej 2 mijë metër, që ai ka përfituar.

Por, të dyja çështjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Regjistrimi i shtëpisë dhe regjistrimi i dy mijë metër katëror truall.

Regjistrimi i shtëpisë është bërë totalisht në shkelje të ligjit, pasi pronës i mungonte origjina. Tre drejtorë ALUIZNI që kanë qënë në Korçë nuk kanë pranuar ta bëjnë regjistrimin e shtëpisë së Ben Blushit, për shkak se thonin se shkeljet ligjore për regjistrimin apo legalizimin e kësaj prone mund t’i çonin deri në burg.

Naida Bandilli si duket e kënaqur shumë nga drekat dhe darkat në vilën e Ben Blushit në Dardhë, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët, për t’i bërë nder “Maliqit”. Dhe ka regjistruar shtëpinë e Ben Blushit, të blerë në vitin 2001, e cila ka propblematika të thella ligjore dhe për këtë janë në dijeni edhe drejtuesit më të lartë të Kadastrës.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruar nga CNA.al, regjistrimi i shtëpisë së Ben Blushit në Dardhë dhe manipulimi i disa dokumenteve në këtë dosje, ka sjellë shkarkimin e Naida Bandillit, drejtoreshës së Kadastrës në Korçë.

Pra, Ben Blushi tashmë pas noteres Violeta Sulkaj, një tjetër person në detyrë publike e ka futur në një problematikë që vështirë se do ta kalojë lehtë.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se shkeljet ligjore, do t’i referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme, për të zbuluar sesi dhe pse është kryer e gjithë proçedura e regjistrimit të shtëpisë së Ben Blushit në Dardhë./ CNA.al