Lleshaj: E dija se Gjovalin Lokaj ishte bashkëpunëtor i Sigurimit, unë e emërova drejtor në Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se, e dinte se Gjovalin Lokaj ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por e ka emëruar drejtor në Policinë e Shtetit sepse vlerëson maksimalisht punën e tij.

Gjatë një ceremonie në Korçë, ku ka takuar funksionarë të Policisë së Shtetit, Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Mësohte se Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

llesh

Loka gjovalin 696x489 1