Zonja ministre, ju sot kryet një tjetërt krim…

PhD. Ilir PECNIKAJ

Deri sot kemi thënë, në mënyrë figurative, se Rama mund të na dalë edhe nga frigoriferi.
Kjo u bë realitet sot. Sepse nga frigoriferi na dolën trinomi “Manastirliu – Fico – Bino”. Po, nga frigoriferi, ministresha bashkë më Silven dhe Albanën të Komitetit Teknik shkuan në frigoriferet e ISHP ku mbahen materialet biologjike (llojshmëri e madhe e vaksinave), për të na treguar se atje kishin shkuar të inspektonin “…investimit të qeverisë shqiptare për zinxhirin ftohës për ruajtjen e vaksinave më ISHP…”, punim ky i deklaruar i mbyllur për të gjithë shqipërinë që në vitin e largët 2009.

http://www.ishp.gov.al/multimedia/KALENDARET%20E%20VAKSINIMIT%20NDER%20VITE_qe%20nga%202000_17.pdf (faqe 2)

Këto idiote të strukturuara, futen në këto ambiente, me grupin e xhirimi dhe me persona të tjerë, duke thyer cdo protokoll, duke vënë në rrezik vendin e ruajtjes së materialeve biologjike (një numër shumë i madh dhe i ndryshëm vaksinash). E dini ju “zonja” se CORONAVIRUS, si gjithë viruset e tjerë, ruhen në mënyrën më të mirë në pranin e lagështirës dhe në temperatura të ulta. Ne frizer dhe frigo lagështira është mbi 100%, pra është disa herë më e lartë se në ambientin e jashtëm, dhe temperatura e ruajtjes është nga -20°C deri në +4°C. E dinë këto “zonja” që protokollët e sigurisë ndalojnë rreptësisht hyrjën në këto ambiente të cdokujtë i cili nuk është i autorizuar dhe që nuk njeh dhe respekton protokollet e sigurisë?!

Pra Ju sot, përveçse mund të keni derguar aty brënda material kontaminuese, keni vënë në rrezik jetën e çdo përsoni që mund të vaksinohet nesër, qoftë me detyrim, siç janë fëmijët e moshave të ndryshme, qoftë të shtresave në rrezik.

Është e vërtetë se inioranca nuk ju mbron para ligjit, por iniorantët dhe mund ta bëjnë atë, sepse po merren me komisioner të vdekur.

TURPI JU MBULOFTË, KOKË E KËMBË, DHE PSE DYSHOJ NËSE KENI NDONJË CEP TË PAMBULUAR.