Zjarri shumë pranë banesave në Peqin, banorët e alarmuar dalin nga shtëpitë…

Prej ditës së djeshme, zjarret vazhdojnë të jenë problem në qarkun e Elbasanit ku në zonën e Peqinit situata po bëhet e rrezikshme.

Flakët kanë përfshirë Kurorën e Peqinit dhe rrezikojnë banesat që ndodhen shumë pranë vatrave, ndërkohë që banorët po ndihen vërtetë të rrezikuar.

Mësohet se për arsye sigurie OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja me mjete nga zjarri pasi terreni është shumë i vështirë.

Siç shihet nga pamjet banorët janë alarmuar duke braktisur banesën dhe po ashtu po ndërhyjnë vetë për të fikur flakët.