Zjarret përpijnë pyjet në Velipojë, Rubik dhe Gramsh, asnjë ndërhyrje nga Qeveria!

Situata e zjarreve vijon të bëhet alarmante në disa zona të vendit, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve pasi qeveritarët janë me pushime. Në shumë zona të vendit jan shfaqur vatra të zjarrit të cilat përveç dëmeve që shkaktojnë në pyje apo kullota rrezikojnë shpesh herë shtëpite e banorve apo ndërtimet turistike në ato zona ku përhapja ështe më e madhe.

Ndërkohë nuk duket akoma ndërhyrja e shtetit për të ndihmuar banorët në shuarjen e flakëve.

Vatrat e zjarrit në malin Maja e Zezë në Velipojë vijojnë të jenë aktive. Akoma nuk ka asnjë ndërhyrje nga zjarrefikesit apo nga ajri

Ka mbi 3 ditë që zjarri është aktiv dhe rrezikon banesat dhe bizneset, pasi favorizohet edhe nga era që të përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë shteti ka shkuar me pushime pasi akoma nuk asnjë informacion për ndërhyrje nga toka apo nga ajri për të shuar zjarrin në këtë zonë turistike.

Rubik

Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Katundin e Vjetër në Rubik është duke kërcënaur jetën e banorëve dhe të ardhmen turistike të zones.

Në një postim në Facebook, Mark Ruci ka denoncuar neglizhencën e strukturave përgjegjëse të Drejtorisë së Emergjencave civile, ku sipas tij nuk kanë impenjimin e duhur për shuarjen e këtij zjarri.

Gjithashtu Ruci i ka kërkuar Zv Ministri Mbrojtjes Petro Koci, të shpjegoje  publikisht arsyejen e ndërprerjes së operacionit për shuarjen e zjarrit me helikopteret me uje, pasi ka tre dite duke sjelle  një riaktivizim të vatrave të zjarrit dhe duke rrezikuar seriozisht jetët e banorëve dhe të ardhmen e këtij destinacioni turistik të lakmushem nga vizitorë vendas dhe te huaj.

Gramsh

Vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit në Malin e Koshnicës, pranë fshatit Siman të Gramshit, e cila u shfaq ditën e djeshme. Nga flakët janë shkrumbuar pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Sot situata paraqitet edhe më serioze. Zjarri është ende i pranishëm ndërsa drejtues të zjarrfikëses nuk dinë të thonë me siguri se sa është sipërfaqja e djegur. Drejtuesi i repartit Ilir Llapushi ndërsa e konsideron situatën serioze ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri.