Zhvillime të reja nga karteli “Bufi” i drogës në Roskovec

Korado Buzi është lënë në arrest me burg pasi u kap me drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi bashkë me nipin dhe shoferin e saj, Arbër Bufin.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Korado Buzit iu gjet lënda narkotike në makinën të cilën përdorte Arbër Bufi, e cila dyshohet të jetë e Bashkisë ose personale e tija.

Tashmë mbi 29- vjeçarin rëndon vepra penale e prodhimit të shitjes së narkotikëve, ndërkohë vijon procedimi penal për Arbër Bufin. Madje nuk dihet edhe nëse Bufi ka qenë apo jo në automjet, teksa Majlinda Bufi e ka quajtur gjithë ngjarjen një gënjeshtër.

Po ashtu PD reagoi pas kësaj ngjarje duke akuzuar se makina ishte e Majlinda Bufit dhe u shërben trafikantëve të drogës.