Zbulohen edhe tre ish-sigurimsa në Policinë e Shtetit

Zbulohen edhe tre ish-sigurimsa të tjerë në radhët e Policisë së Shtetit. Dy prej tyre kanë inicialet G.Z. dhe B.SH., ndërsa emri i tretë është Artan Shkëmbi, kreu i Policisë Kriminale.

Vendimet e Autoritetit të Dosjeve u dërguan një vit më parë në prag të nisjes se procesit të vetingut, por edhe pse njëri prej këtyre oficerëve, Artan Shkëmbi, e kaloi kontrollin e figurës, ndonëse nuk kishte plotësuar saktë formularin e deklarimit në këtë pikë.

Të njëjtën histori kishte dhe kreu i rendit dhe sigurisë publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili pyetjes së formularit nëse ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit i ishte përgjigjur negativisht. Por komisioni i jashtëm i vlerësimit i faktoi të shkuarën e tij si pjesë e sigurimit ndonëse për një kohë të shkurtër, dymujore, pas vitit 1990.

Tashmë, Partia Demokratike pretendon se nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit me pseudonimin Filtri. Sipas PD, Dervishaj ka qenë operativ sigurimi që prej vitit 1981 ndërsa ky fakt bie në kundërshtim me vetingun në Polici.

Dervishaj nuk ka qenë të lista e 55 zyrtarëve të parë të policisë për të cilët është kërkuar informacion nga autoriteti i dosjeve, por mbetet për t’u parë përgjigjja e tij nëse ka qenë apo jo pjesë e sigurimit. 2 kolegët e tij në uniformë deklaruan se nuk kishin qenë pjesë, por dokumentet treguan të kundërtën. Përpos kësaj ata kaluan pastërtinë e figurës./A2CNN