Ylli Ndroqi: Qëllimi nuk është hetimi i pasurisë, por ndryshimi i vijës editoriale

”Maska e politikës ra përfundimisht. Qëllimi nuk është verifikimi i pasurisë por ndryshimi i vijës editoriale të medias sonë” ky është reagimi i presidentit të Yldon Media Group pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se në zyrat e ministrit Lleshaj po përgatiteshin planet për falimentimin e dy televizioneve.

Sipas denoncimit do të bëhej zevendesimi i rojeve e sigurise te ARB Security me rojet e policise “Ilirian Guard” në varësi të Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga Sandër Lleshaj duke caktuar: 15 000 euro pagë për to, katerfishin e parave që shpenzohen tani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndroqi shprehet se sekuestrimi i dy televizioneve është bërë vetëm me qëllimin për ndryshimin e vijës editoriale, ndërkohë që fton gazetarët që të rezistojnë, dhe të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë, njësoj siç kanë bërë gjatë 14 viteve të fundit.

“Përshëndetje të dashur miq! Me tentativën për të zëvendësuar dhunshëm security privat që ruan ambientet e Yldon Media Group me policinë private të Ministrisë së Brendshme, maska e politikës ra përfundimisht. Qëllimi nuk është verifikimi i pasurisë por ndryshimi i vijës editoriale të medias sonë, Stafin që së bashku me mua, kanë kaluar dallgë në këto 14 vite, e kam informuar prej dy vitesh për çdo tentativë si politike, ekonomike dhe kriminale.

Njësoj si në 1944 kur qeverisja komuniste u paraqit se demokratike, të njëjtat metoda po përdoren dhe në vitin 2020. Surpriza do të ketë ditë pas dite për këdo që gatoi këtë çorbë që nuk e han askush. Rezistencë gazetarë! Kjo është një luftë, dhe lufta fitohet me sakrifica. Inkurajoj drejtësinë që të kryejë hetime e pandikuar politikisht si dhe jam në krah të gazetarëve për të kryer detyrën si në çdo ditë të 14 viteve të fundit, duke infirmuar publikun në mënyrë të paanshme dhe profesionale”, shkruan presideti I Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.