Vjedhje spektakolare e “zdromsit” të Bashkisë, 10 herë më i lartë tenderi për ngrohjen në shkolla se një vit më parë

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD, ka zbuluar me fakte një rritje të pajustifikueshme të vlerës së tenderit për ngrohjen e shkollave të Tiranës: 10 herë më shumë se një vit më parë. Nëse para një viti vlera e tenderit ishte 51 milionë lekë, sivjet ajo është 480 milionë lekë!

Në faktet e sjella nga Open Data, Këlliçi thekson se “megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë”.

“Zdromsi”, një etiketim i ri ky për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që e ka përdorur këtë fjalë në komunikim publik.

“Të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Shqipërisë u mbyllën, – shkruan Këlliçi, – për shkak të situatës së pandemisë, por pavarësisht këtij fakti, Bashkia Tiranë vazhdoi të vjedhë e të jape tendera pa kuptim! Vlera e këtij viti për ngrohjen e shkollave është rritur çuditërisht me 10-fish të vlerës së tenderit të vitit të kaluar.

Megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë. Nga 51 milionë lekë që kushtonte vjet, ky tender kushton 480 milionë lekë këtë vit. Shifra marramendëse dhe të pajustifikueshme në një periudhë post-tërmet dhe post-Covid!

Të dhënat e tenderit në Open Data,” saktëson në vijim kreu i FRPD-së: