Veliaj mashtroi me virusin, dy javë pushime dhe plazh në Dubai

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në një sulm kundër Veliajt duke postuar fotot e fundit të Kryetarit të emëruar të Bashkisë së Tiranës ku dallohet qartë fytyra e tij e nxirë nga rrezet e diellit. Sipas komentuesve, Veliaj nuk ka qenë aspak I prekur nga virusi, por ka shijuar dy javë pushime në Dubai, një nga vendet më të shtrenjta sot në botë për pushime.

Nëse vërtet Veliaj do të ishte I prekur nga virusi atëhere nuk do të kishte asnjë arsye që ai të ishte nxirë nga rrezet e diellit. E kundërta do të ishte e vërtetë, ai do të ishte zbardhur nga qëndrimi I gjatë në krevat. Një detaj tjetër është se Velaij ka shtuar në peshë, ndërsa të gjithë të prekurit nga virusi, humbasin shumë kilogramë nga problematikat që sjell virusi.

Veliaj njihet si një nga mashtruesit më të mëdhenj sot në skenën politike pas Ramës dhe është në një konkurrencë të hapur me të, san ë një dalje publike Rama deklaroi se “I kam thënë, të mos e ekzagjerojë kaq shumë” duke ju drejtuar Veliajt për mashtrimet që I bën në sytë e qytetarëve.