“Vaksinim antigrip falas”/ Basha e propozoi që në korrik, strategjia e Qeverisë e vonuar dhe gjysmake

Strategjia për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimer, e prezantuar dje nga Ministrja e Shëndetësisë, është një hap i vonuar dhe jo i plotë.

Ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se, pikat kryesore të planit rë qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që në 26 korrik.

Tre javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas. “Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19”, thekson lideri i opozitës që në 26 korrik.

Qeveria akoma nuk e ka përmbushur plotësisht këtë pikë, por dekalroi dje se po shikonte mundësinë e rritjes së numrit të atyre që e përfitojnë falas. Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve.

Qeveria ka berë të dutur se do të dyfisojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të sigurojë bërjen e të paktën 2 mijë testimeve në ditë. Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë, shumë larg nga kërkesa e opozitës për testimin, gjurmimin dhe kurimin në kohë të sëmundjes së rrezikshme.

1 29