Urgjenca Kombëtare, një dështim! Si u gllabëruan miliona euro nga taksat tona

Urgjenca Kombëtare, ose paratë e shqiptarëve të bëra “rrush e kumbulla”!

Në dy krizat humanitare që ka kaluar vendi jonë, ajo e tërmetit të 26 nëntorit si dhe pandemia e COVID-19 ka çeduar rëndë shërbimi i Urgjencës Kombëtare.

Kur isha mjek i ri kam punuar me UNICEF dhe në kohën e luftës së Kosovës si mjek, në ekip me mjekë e infermierë francezë.

Ndikuar nga përvoja e punës me mjekët francezë, ku në shërbimin ndaj të sëmurëve asgjë nuk i lihej fatit, unë kam aspiruar që vendi jonë të kishte shërbime moderne mjekësore.

Urgjenca Kombëtare një organizim i ri, që gllabëroi miliona euro nga nga taksat tona si dhe nga donatorët duhej doemos që të mos ishte një dështim, siç realisht ndodh me të gjitha sipërmarrjet shtetërore në këtë vend.

Katapultimi në drejtim i personave pa ekuilibër mental, me bindje të thella autoritare që nuk lejojnë sugjerime, këshilla e jo më kritika, e paraljmëronte hedhjen në kosh të parave e nevojave të shqiptarëve për një shërbim të vlefshëm e dinjitoz.

Më parë kam shkruar për dështimin në organizim të Urgjencës Kombëtare.

Të gjithë prisnim që në Shqipëri të zbatohej sistemi italian (franko-gjerman) i EMS, në fakt në terren ka një sistem rrëmujë, me aktorë të lodhur e të pamotivuar.

Nisur nga ngjarja e rëndë në Gjirokastër, ku një shofer ambulance aksidentoi për vdekje një fëmijë vendosa të shkruaja për shoferët e ambulancave.

Megjigjëse në ligjin nr. 147, viti 2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”.
Kreu III,
neni 21, thuhet:

“Personeli ndihmës është barelëmbajtësi dhe shoferi i kualifikuar i shërbimit të urgjencës mjekësore”realisht institucioni i Urgjences Kombetare nuk ka marrë asnjë nismë për trajnimin e shoferëve të punësuar, ndersa ministria e shendetësisë dhe ajo e arsimit nuk kanë bërë asnjë hap për hapjen disiplinës “shofer ambulance” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Shoferët e ambulancave kudo në botë punojnë nëpër qendra shëndetësore, qendra urgjencash, pika urgjencash, spitale etj, dhe që transportojnë pacientë të sëmurë, të lënduar dhe jo-ambulatorë.

Drejtuesit e autoambulancave ndihmojnë në ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve nga automjeti dhe duhet të jenë të aftë që të administrojnë dhënien e ndihmës së parë.

Drejtuesit e autoambulancave duhet të jenë në gjendje t’i japin makinës (ambulancës) në rrugë të ndryshme, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, pa rrezikuar ekipin mjekësor, publikun ose pacientin që transportohet.

Në Shqipëri janë të shumta rastet ku mjekë, infermierë kanë thyer kockat nëpër ambulanca nga frenimet jo adekuate të autoambulancave ndërsa disa qytetarë kanë humbur jetën pasi janë përplasur prej tyre.

Drejtuesit e autoambulancave duhet të sigurohen që automjeti të mirëmbahet, të pastrohet, sanitarizohet dhe të ketë gjithmonë pajisjet mjekësore në gjendje pune.
Shoferët duhet të kenë qëndrueshmëri dhe formë të mirë fizike.

Kushdo që dëshiron të bëhet shofer ambulance në botën e qytetëruar mund të regjistrohen në programet e trainimit të teknikëve të urgjencës në shkolla komunale, kolegje 4 vjeçare si dhe universitete.

Pas mbarimit me sukses të shkollimit licencohen nga shteti i tyre dhe pasi punësohen ndjekin programet e edukimit në vazhdim!

Një ndër detyrat e qeverisë demokratike duhet të jetë edhe formatimi, ndryshimi e plotësimi i vakuumit të pajustifikuar në shërbimin jetëshpëtues të Urgjencës Kombëtare.

Ilir ALLKJA
mjek

1 33

2 26