Trump nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet, ama ka goditur në shenjë

Lucio MaARTINO

Më shumë sesa të tentojë të hedhë bazat e një shtyrje të çfarëdoshme të zgjedhjeve të radhës presidenciale, Presidenti Trump ka demonstruar edhe një herë akoma se di ta kontrollojë dhe influencojë debatin politik. Analiza e Lucio Martino, anëtar i Guarini Institute for Public Affairs të John Cabot University.

Këtë vit disa primare demokrate janë shtyrë edhe pak orë nga data e parashikuar. Për shembull, Mike DeWine, Guvernatori i Ohio, praktikisht i ka kërkuar Gjykatës Supreme të shtetit të tij që t’i shtyjë primaret. Kur kjo e fundit e ka hedhur poshtë kërkesën e tij, DeWine thjesht ka urdhëruar mbylljen e qendrave të votimit, duke e xhiruar me efikasitet vendimin.

Kështu që nuk duhet të habisë fakti që Presidenti Donald Trump ka kërkuar publikisht nëse në rrethanat e tanishme mund të shtyhen apo jo zgjedhjet presidenciale në kalendar për t’u mbajtur me 3 nëntor. Përgjigja është se jo vetëm Presidenti Trump nuk mund as t’i anullojë dhe as t’i shtyjë ligjërisht zgjedhjet, por edhe se vetë shtyrja nuk duhet të jetë në interesin e tij, pasi kushtetuta përcakton veç të tjerash edhe parametrat specifikë të mandatit presidencial, të tilla si kohëzgjatja, data dhe ora e saktë e përfundimit të tij.

Në bazë të kushtetutës, Presidenti qëndron në detyrë për një periudhë 4 vjeçare dhe, akoma më saktësisht, Amnendamenti i 20 i kushtetutës përcakton edhe skadimin e mandatit në mesditën e 20 janarit. Nga kjo rezulton se, në rastin kur nuk do të mbaheshin zgjedhjet, nga pasditja e 20 janarit e vitit të ardhshëm, presidenca nuk mund të mos i kalojë dikujt tjetër.

Veç kësaj, rendi juridik amerikan nuk e parashikon se mund të pezullohet zbatimi i kushtetutës as në rrethana të tilla si katastrofa natyrore, luftëra, luftëra civile dhe epidemi. Gjë të cilën e kuptoi edhe Presidenti Abraham Lincoln, kur në mesin e Luftës Civile Amerikane, pa që t’i refuzohej nga Gjykata Supreme pezullimi i Habeas Corpus i vendosur prej tij.

Pavarësisht kësaj, nuk duhet harruar pastaj sesi pjesa më e madhe e pushteteve të emergjencës nuk janë me përkatësi federale, por kompetencë e ngushtë shtetërore, si edhe u evidentua pikërisht nga epidemia aktuale. Veç kësaj, janë shtetet e veçanta me një çikë mbikëqyrje nga Kongresi dhe jo presidenca ato që fiksojnë oraret, vendet dhe modalitetet me të cilat zhvillohen zgjedhjet. Dispozitat relative ligjore janë aq të detajuara sa nuk lënë shteg për interpretime alternative.

Gjëja e vetme që Presidenti Trump mund të bëjë për të riprogramuar zgjedhjet është të nxisë tërësinë e guvernatorëve që t’i pengojnë shtetasit e tyre të shkojnë në qendrat e votimit, siç edhe u veprua pikërisht nga DeWine. Për sa i mundur, ky skenar ka jashtëzakonisht pak të ngjarë të ndodhë, pasi jo vetëm Presidentit Turmp i duhet të bindë veç të tjerëve edhe 24 guvernatorë demokratë, por edhe pse rezultati i një manovre të tillë do të ishte jashtëzakonisht ironik.

Duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese në fuqi që e pengojnë shtyrjen efektive e mandatit presidencial, statutet federale parashikojnë se në rastin ku Presidenti ndodhet në paaftësi ta ushtrojë mandatin e tij, si vdekur, si i dorëhequr, si i larguar nga detyra apo mandati i tij tashmë ka përfunduar, pushtetet dhe detyrimet e zyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara duhet t’i kalojnë Zëvendëspresidentit. Gjë kjo e pamundur në këtë rast, pasi edhe mandati i tij skadon mesditën e 20 janarit.

Në kët pikë procedura duhet t’ia hapë dyert e Shtëpisë së Bardhë shefit të mazhorancës të Dhomës së Përfaqësuesve, ama me kusht që të gjithë anëtarët e Kongresit të rizgjidhen çdo 2 vjet, pasi nëse nuk ka zgjedhje tl përgjithshme nuk ekzistojnë as anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi edhe mandati i tyre skadon me skadimin e atij presidencial.

Nga ana tjetër, e njëjta mund të thuhet edhe për sa i përket anëtarëve të Senatit, pasi edhe këta mbi bazë periudhe kohore çdo 6 vjet. Nga momenti që 2/3 e senatorëve nuk janë subjekt rigjedhjeje dhe nuk janë në fund të mandatit për të paktën 2 vite të tjera, në mungesë të një Presidenti, të një Zëvendëspresidenti dhe të një shefi mazhorance të Dhomës së Përfaqësuesve, rendi i suksesionit parashikon që presidenca i shkon kreut pro tempore të Senatit, domethënë anëtarit më të moshuar të partisë shumicë në të, momentalisht një republikani.

Megjithatë, është goxha e pamundur që në një rrethanë të tillë guvernatorët e shteteve senatorët e të cilëve do të ndodheshin në fund të mandatit të mos vendosin që t’i mbyllin boshllëqet duke proceduar me një seri emërimesh të të brendshme, siç u mundësohet atyre nga ligji. Në këtë rast, duke pasur parasysh se numri i tyre do të ishte më i madh se numri i guvernaotërve republikanë, shtyrja eventuale e zgjedhjeve e dëshiruar nga Presidenti Trump do të kishte efektin që t’ia dorëzonte demokratëve si Senatin, ashtu edhe Shtëpinë e Bardhë.

Në të vërtetë, më shumë sesa të tentojë të hedhë bazat e një shtyrjeje të çfarëdoshme të fushatës së ardhshme presidenciale, Presidenti Trump ka demonstruar edhe një here akoma se di ta kontrollojë dhe ta influencojë mjeshtërisht të gjithë debatin politik kombëtar, duke shtrënguar si armiqtë, aq edhe aleatët e tij që t’i përgjigjen drejtpërsëdrejti provokimeve të tij dhe, duke vepruar kështu, të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe të publikut pa ju dashur asnjëherë, si të thuash, të luajë në kundërsulm.

Përgatiti
ARMIN TIRANA