Tirona kualifikohet direkt në playoff të Europa League pa luajtur

Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, Tirana është përzgjedhur me short për të kaluar direkt në “playoff”-in e Europa League, pa luajtur turin e tretë paraeliminator.

Kampionët e Shqipërisë ishin një nga dy skuadrat që kaluan nga 10 ekipe që ishin përfshirë në short.

Fati ka bërë Tirana të përzgjidhej së bashku me Ludogoretsin e Bullgarisë. Pa luajtur Tirana do të përfitojë 280 mijë euro nga turi i tretë dhe nëse humbet “play off” 300 mijë euro.

Pra në total janë 580 mijë euro që derdhen në arkën e klubit bardheblu, që ka fituar deri më tani nga Liga e Kampionëve 1.2 milionë euro.