Tirana-Cervena Zvezda do transmetohet tek “Syri-TV”, pa pagesë për çdo shqiptar

Platforma Digitalb është në një rënie të lirë, teksa dështimet duket se nuk kanë të reshtur.

Pasi humbën të drejtën e transmetimit të kampionatit të Kosovës, për shkak të borxheve që Digitalb i ka Federatës së Futbollit të Kosovës, ditën e djeshme ‘Syri TV’ i dha një goditje të rëndë kësaj platforme, teksa i mori të drejtën e transmetimit të ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.

LEXO EDHE:
Me xhepin e mbushur nga PPP-të në shëndetësi, Rilindja thotë ende ‘fajin e ka PD-ja’

I ndodhur para një situate kaotike, Ben Blushi ka gjetur një zgjidhje të qahet tek Mero Baze, i cili së fundmi e ka cilësuar si skandal, në portalin e tij, faktin që sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, do të transmetohet falas në ‘Syri TV’.

Kujtojmë që ‘kambanat e alarmit’ për sa i përket fatit të Digitalb kanë rënë prej kohësh, teksa kjo platformë, rrezikon të humbasë edhe të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore shqiptare, për shkak të borxheve që i ka FSHF-së, e cila disa javë më parë, e kërcënoi, duke bojkotuar një javë të rëndësishme të sezonit.

Në rast se ngërçi financiar nuk zgjidhet, atëherë fati i Digitalbit dihet…

“Syri”