Ramën e pret një ferr i vërtetë popullor në zgjedhje, të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës

Të gjitha sondazhet që po zhvillohen e nxjerrin ramën humbës. Atë e prêt një ferr i vërtetë popullor në zgjedhje. Rama këtë e di shumë mirë pasi e provoi popullaritetin e tij në farsën elektorale të një viti më parë ku 85% e zgjedhësve refuzuan të shkojnë në votimet moniste. Ai tani mendon vetëm se si do të mund të prishë zgjedhjet që të shpëtojë veten.

Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se lideri i opozitës, Lulzim Basha është i preferuari i votuesve si kryeministër, me avantazh ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama.

Një tjetër sondazh online, i bërë dje nga faqja më e madhe në FB me mbi 2 mln fansa, tregon se mbi 65 përqind e votuesve mbështesin Bashën si kryeministër. Ndërkohë vetëm 35 përqind e votave shkojnë për Ramën. Mbi 31 mijë persona kanë votuar online.

Ky nuk është sondazhi i parë që fiton Basha online, por të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues. Nga ana tjetër, mediat e majta kanë nxituar të theksojnë se sondazhet online janë të pabesueshme.

Në fakt, sondazhet online mund të mos merren për referencë, por në rastin konkret, kur dihet se qeveria ka një armatë komentuesish të paguar dhe të detyruar, nga ata të administratës, e kupton që fryma tregon se pritet rotacion politik.

Këtë e tregon edhe video e mëposhtme, ku socialistët angazhojnë votues rusë dhe grekë të blerë online dhe sërish Rama nuk del fitues.