Tao-Tao nga Çermenika uron Bayernin për fitoren ndaj Barcelonës!

Tao-Tao nga Çermenika sapo ka zbritur në Tiranë ka nisur të shikojë edhe futboll, madje jo vetëm të shikojë, por i lejon vetes të urojë Bayernin për fitoren ndaj Barcelonës.

Bayern Munich ka zhvilluar një ndeshje fantastike dhe ka marrë një fitore spektakolare përballë Barcelonës, duke e mundur atë me rezultatin 8:2.

Ndeshja e zhvilluar në Portugali, ka nxjerrë fitues bararezët, me një rezultat të frikshëm.
Në lidhje me këtë ndeshje, ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, që njihet si një tifoz i baravarezëve.

“Bayern bën histori”, shkruan Balla, duke postuar një fotografi, ku shihen qartë shifrat e rezultatit të ndeshjes.
Me këtë ndeshje të fituar, Bayern Munich kalon në gjysmë-finale të Ligës së Kampioneve.